
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për ngjarjen e rënë në Prishtinë, që ka ndodhur mbrëmë ku është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.
Hoxha ka shkruar se ata në vend që të merren me problemin po merren me pasoja.
“Prishtina sot u zgjua e zymtë dhe plot dhimbje. Njerëz të armatosur që sillen lirshëm, jetë njerëzish të humbura, hapësirë publike e cënuar dhe ca vazhdojnë e merren me pasojën por jo edhe me thelbin e problemit”, ka shkruar Hoxha ajo në Facebook.