
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pati pyetje për ministrin e Shëndetësisë, i cili dje dha dorëheqje. Megjithatë ajo nuk i tërhoqi pyetjet. Ato ia parashtroi Kryeministrit Albin Kurti, pasi, sipas saj, ai ka marrë rolin e ministrit.
Kryeministri Kurti drejton Komisionin për Shëndetësi, të cilin e ka krijuar mbi ministri. Deputetja Kadrijaj e sheh atë në rolin e ministrit.
“Po e parashtrojë pyetjen, meqenëse Kryeministri është këtu dhe ka marrë rol si ministër i Shëndetësisë”, tha Kadriaj dhe kjo shkaktoi të qeshura mes deputetëve.
Kurti pati disa replika rreth sektorit të shëndetësisë me deputetët e opozitës.
Ndër të tjera, Kurti tha se është e padrejtë që t’i përmendet vazhdimisht largimi i punonjësve shëndetësorë publikë nga vendi, pasi sipas tij, kjo është “më e fryrë se realiteti”. /Gazeta10