
Pas publikimit të lajmit që Kosova është në listën e vendeve me të cilat ushtria amerikane bashkë me NATO-n, do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, duke thënë që shpreson që ky vendim i SHBA-ve të mos ketë dëshpëruar thellë dyshuesit skeptikë pushtet-varur.
“Vendimi i Senatit amerikan për ta ftuar edhe Kosovën në listën e vendeve me të cilat ushtria më e fuqishme në botë, ajo e SHBA-ve, bashkë me NATO-n, do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, është edhe një tjetër fakt se; SHBA-të i qëndrojnë afër Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar deputetja Statovci në rrjetin social “Facebook”.
Ajo tutje ka deklaruar që përkushtimi i Kosovës për demokraci, paqe e stabilitet, është shkollë e marrë më së shumti nga SHBA-të.
“Vlerat tona të tolerancës, bashkëjetesës, lirisë dhe barazisë, ndahen me ato të SHBA-ve, duke krijuar kështu një partneritet të pa cenueshëm, besnik dhe vizionar”, ka shkruar Statovci. /Gazeta10/
Postimi i plotë: