
Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se po ndihet mirë që i sheh liderët ballkanik së bashku në Berlin, raporton Gazeta10.
Der Leyen ka thënë se ata janë aty për integrim, e sidomos për integrim ekonomik.
Më tej, der Leyen, ka thënë se do të fillohet me energji në kuadër të këtij integrimi ku ka përmendur edhe pakon prej 1 miliard eurosh.
“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon.
Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik.
Duke filluar me energji.
Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Der Leyen në llogarinë e saj në Twitter.
Kujtojmë se para pak javësh, presidentja der Leyen ka vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor. / Gazeta10