Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Derbi i Romës, ndeshja kryesore e kësaj xhiro në Serie A

Gazeta10
17 Mars 2023 - 14:55

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 27-të të Serie A, xhiro e cila na sjell disa ndeshje interesante.

Ndeshja hapëse e kësaj javë në elitën e futbollit italian luhet të premten mes Sassuolo e Spezia, ndeshje e cila fillon nga ora 18:30.

Lideri i tabelës, Napoli këtë të shtunë luan si mysafir i Torinos. Të besuarit e Luciano Spalletit udhëtojnë për në Turin për të siguruar tre pikë të reja në rrugëtimin për titullin kampion.

Në anën tjetër, zhvillohet edhe derbi i Romës, ndeshje e cila luhet të dielën me fillim nga ora 18:00. Lazio, i cili këtë takim është në cilësinë e vendasit, ndeshjen e kaluar barazoi 0-0 me Bolognan, ndërsa Roma pësoi disfatë më rësultat 4-3 në “Olimpico”.

Ndeshje tjetër interesante luhet edhe në “San Siro”, ku Inter përballë do të ketë skuadrën e Juventus. Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Milan këtë xhiro do të jetë mysafir i skuadrës së Udinese. Të drejtuar nga Pioli, Milani hyn në këtë takim me synimin për tre pikë, në mënyrë që të përforcojnë pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kmapionëve.

Tabelës së Serie A i prin Napoli me 68 pikë, i ndjekur nga Interi në vendin e dytë me 50 sosh. Top katërshen në ligë e mbyllin skuadrat e Lazio dhe Milan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.