
Dilema e fundit për formacionin zikaltër për ndeshjen e sotme me Romën, emri që do të merrte vendin e Brozovic, u konfirmua nga vetë trajneri Inzaghi ditën e djeshme.
Kristjan Asllani do t’i bashkohet Barellas e Çalhanoglu së rikuperuar së fundmi në mesfushë, ndërkohë që Dumfries dhe Dimarco do të plotësojnë skemenme këtë të fundit, që do i marrë vendin Gosens.
Nga ana tjetër Marash Kumbulla, që po ashtu ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer nën urdhrat e portugezit, do ta nisë nga stoli