Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dërgohet në QKUK këmbësorja që u shkel nga vetura në Veternik, policia jep detajet

Gazeta10
30 June 2023 - 16:54

Një këmbësore është shkelur nga një veturë sot në Veternik të Prishtinës. Aty ku këmbësorëve nuk u është bërë zgjidhje se si ta kalojnë rrugën dhe si pasojë e kësaj rrezikojnë shumë shpesh vetën e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka informuar se këmbësorja u shkel teksa po kalonte rrugën dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 15:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në atë moment. Këmbësorja ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Ai tutje ka konfirmuar nisjen e hetimeve për përcaktimin e e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.