
Basketbollisti i Prishtinës, Derrick Wilson, është shpallur “MVP” i xhiros së 10 në Prince Caffe Superligën e Kosovës, raporton Gazeta10.
Wilson kishte bërë një paraqitje mjaft pozitive në fitoren e Prishtinës ndaj Vëllaznimit.
Basketbollisti amerikan në këtë ballafaqim arriti të realizoj 18 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka publikuar edhe formacionin e xhiros së 10 në elitën e basketbollit kosovar.
Top 5-shja e kësaj xhirojë përbehet nga dyshja e Prishtinës Derrick Wilson e Dustin Thomas, dyshja e Trepçës Erjon Kastrati e Drilon Hajrizi dhe Fahro Alihodzic i Bashkimit.

Në xhiron e 10 të Superligës së Kosovës në baksetboll, Prishtina triumfoi në derbin ndaj Vëllaznimit, Trepça mposhti në “Mizahir Isma” Rahovecin, Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit, ndërsa ndeshja Peja – Ylli nuk u luajt këtë fundjavë dhe rezultati I kësaj ndeshje do të regjistrohet nga Liga Unike. /Gazeta10/