
Basketbollisti i Prishtinës, Derrick Wilson, është shpallur MVP i xhiros së 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Wilson ishte njëri nga basketbollistët kyç të Prishtinës në fitoren e tyre ndaj Trepçës në “Minatori”.
Amerikani në këtë ndeshje 15 pikë, katër kërcime dhe 10 asistime, për t’i dhuruar ‘bardhekaltërve’ fitoren në derbi.
Po ashtu, Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe formacionin e javës së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Top 5-shja e javës përbehet nga dyshja e Prishtinës, Derrick Wilson e Brooks Debisschop, Brad Waldow i Pejës, Malcolm Armstead i Yllit dhe Courtis Jones i Bashkimit.
Në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina fitoi derbin kundër Trepçës, Ylli arrin fitore kundër Ponte Prizrenit, Peja mposhti Vëllaznimin në Gjakovë dhe Bashkimi triumfoi kundër Rahovecit.