
Dëshmitari i dytë i mbrojtur ka folur për qëllimin e LDK-së në kohën e 90-tave duke thënë se “së bashku me presidentin Ibrahim Rugova ishte qëllimi për shpalljen e lirë dhe të pavarur të Kosovës”.
Duke iu referuar si “institucione paralale në kohën e okupimit serb”, ai ka përmendur se ato udhëhehiqeshin shumica nga LDK-ja si presidenti Rugova, kryeministri Bukoshi e me radhë.
Më tej, dëshmitari ka folur për komunën e Malishevës dhe se gjatë kohës së luftës ishte aktive edhe LDK-ja.
Ai ka thënë se LDK-ja kishte përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, dhe ishin shqiptarë të Kosovës duke bërë që në zgjedhjet e vitit 1992 LDK-ja të fitoj shumicën.
Dëshmitari ka rrëfyer se është bërë anëtar i LDK-së në vitin 1992.
Një pjesë e bisedës së dëshmitarit me Prokurorin:
Dëshmitari 2: Synimi i LDK-së ka qenë me kundërshtu sistemin e ish-Jugosllavisë. Ka fillu jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe.
Prokurori: Kush i drejtonte institucionet paralele?
Dëshmitari: Ka qenë qeveria e Kosovës, kryeministri Bukoshi dhe të gjithë ministrat e tjerë në atë kohë. Aty ku ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, aty ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Prokurroi: A ka pasur prani të LDK-së në Maliehvë nga vitit 1998 e në vijim?
Pas formimit në Prishtinë, është formuar në Malishevë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i parë i LDK-së në Malishvë ka qenë Isni Kilaj.
Prokurori: Si ishte strukturuar LDK-ja në Malishevë?
Dëshmitari 2: Nënkryetarë e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë.
Kush e përkrahte LDK-në duke filluar nga vitet e 90-ta?
Qytetarët e Kosovës.
Prokurori: Çfarë etnie kishin?
Dëshmitari 2: Shqiptarët.
Prokurori:
Sa e njohur ishte LDK-ja në vitet 90-ta?
Dëshmitari 2: Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg.
Prokurori:A ka pasur zgjedhje në të cilat ka marrë pjesë LDK-ja në vitet 90?
Dëshmitari 2:Zgjedhjet janë mbajt në nivel vendi, zgjedhjet partiake. Zgjedhjet e tjera i kemi mbaj në vitin 1992. Parlamentare dhe presidenciale.
Prokurori: Kur jeni bërë anëtar i LDK-së?
Dëshmitari 2: Në vitin 1992. Dhe jam ende aty.