Gazeta10

Dëshmitari i 46-të tregon se si ishte ndaluar nga pjesëtarë e UÇK

Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Nico Baarlink, ka thënë se familja e dëshmitarit të 46-të ishte ndaluar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rrethinën e Rahovecit, e më pas ishte ndarë në dy lokacione.

Në përmbledhjen e prezantuar të martën, ai ka thënë se babai e vëllai i tij ishin dërguar në Malishevë, e nëna, kunata dhe nipi i porsalindur në ish-stacionin policor.

Kjo thuhet se kishte ndodhur më 17 korrik të 1998-s.

“Në bazë të asaj që ja ka thënë nëna dëshmitarit më 17 korrik 98’, babai vëllai, nëna, kunata dhe nipi i sapolindur i dëshmitarit janë ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në rrethinën e Rahovecit. Babai dhe vëllai i dëshmitarit u çua në makinë drejt Malishevës ndërsa nëna, kunata dhe nipi i sapolindur u mbajtën në ish-stacionin e policisë së Malishevës rreth tetë ditë. Nëna e dëshmitarit dëgjonte rënkime që vinin nga burrat e mbajtur në bodrumin e ndërtesës. Të tetën ditë, nëna, kunata dhe nipi i dëshmitarit janë nxjerrë nga ndërtesa dhe janë vendosur në një autobus bashkë me gratë dhe fëmijët e tjerë krahas burrave serb me duar të lidhura dhe kokë ulur”, ka thënë Baarlink.

Sipas prokurorit, babai dhe vëllai i dëshmitarit 428 nuk ishin autobus dhe më pas dëshmitari s’i kishte parë më kurrë.

“Në këtë pikë nëna, kunata dhe nipi i dëshmitarit janë ndarë nga burrat dhe janë liruar pas pak ditësh”, ka shtuar ai.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët