
Dëshmitari 5 në rastin e krerëve të UÇK-së e ka vazhduar dëshminë e tij.
Edhe pse herë në seancë private e herë në publike, dëshmitari ka treguar se “pasi kuptoi që familjarët e tij ishin marrë nga disa persona me maska, ishte sulur në ndjekje”.
Siç shkruan Nacionale, në një moment ai tha se “njëri nga personat ia kishte drejtuar armën”.
Avokati: Mendoj se kur ke dhënë dëshmi sot paradite the se kur pe për herë të parë rrëmbyesit,ishe 150-200 metra larg. Dhe në atë moment, ku ishe ti, ishe afër shtëpisë, apo diku tjetër kur i pe ata?
Dëshmitari 5: Me shku në drejtim të tyre, njëherë vec krismat i kam dëgjuar, edhe jam nis me dalë.
Avokati: Pra, në atë pikë ishin 150-200 metra larg? Besoj se the që pas kësaj, i rashë trup. Kështu?
Dëshmitari 5: Po
Avokati: Sa zgjati kjo rruga shkurt?
Dëshmitari 5: 2 minuta ose 3. Nuk e kam këqyr orën.
Avokati: Gjatë kohës që ishte në këtë rrugë, a pate mundësi të shihje kidnapuesit?
Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet
Avokati: Te rruga shkurt që po e përshkruan. I pe kidnapuesit, përshkruana pak se e kam të vështirë ta imagjinojë?
Dëshmitari 5: Rruga trup ishte më afër se prej xhamisë, 150 metra.
Avokati: A pe personin një, dy dhe tre në kerr. Apo pe vetëm 1 dhe 2, apo 1 dhe 3?
Dëshmitari 5: E kam parë 1 dhe 2. Treshin nuk e kam parë. Po edhe ai u kanë mrena po nuk e kam pa.
Avokati: Dje the se dëgjove njerëz që të thanë se të afërmit tuaj ishin në një kerr me njerëz me maska dhe për shkak të kësaj unë e kuptova që të afërmit i kishin marrë në një kerr persona me maska. Ti këtë e more e vesh se e dëgjove nga personat që ishin aty të tubuar, jo se i pe me sytë e tu?
Dëshmitari 5: Me sytë e mi i kam parë 1 dhe 2 kah janë shkuar poshtë.
Avokati: Në atë moment kerri po shkonte në drejtim të pozicionit B?
Dëshmitari 5: Nuk më lanë ata me maska me u afru. Kerri ecke, ata mrapa kerrit, dhe ma drejtoj armën tha nuk ki nevojë me u afru më afër.