Gazeta10

Dëshmitari në Hagë: Vetëm dy herë jam takuar me Rexhep Selimin gjatë luftës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-ushtari i Zonës Operative të Pashtrikut, Kurtesh Fondaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Duke dëshmuar në Hagë, Fondaj ka thënë se takimet e tij me Rexhep Selimin në vitin 1998 ishin për këshillim dhe koordinim në kontekstin e situatës së vështirë në zonën e tij operative. Ai gjithashtu pohon se nuk ka pasur detyra specifike të caktuara për të mbajtur, por më shumë konsultime.

Fondaj ka thënë se kishte pasur dy takime me Rexhep Selimin, e që i fundit, sipas tij, kishte ndodhur në shtator të vitit 1998.

Takimi i cili pretendohet të ketë ndodhur më 21 shator 1998, në të cilin, ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi, dëshmitari tha se ka qenë më shumë për këshillim dhe jo për të marrë detyra nga ata të dy.

“Unë kam udhtu në Abri për këshillim me këta dy persona se e kam ditë që janë atje sepse paraprakisht e kam pa situatën e komplikime në zonën ku kam vepru. Unë kam shku për konsultim. Jam konsultu dhe kemi bisedu për mënyrat dhe format se si mundemi me u gjet mas miri në atë situatë. Më tepër ka qenë këshillim se marrje detyrash. Tash interpretimi se si ka mujtë me rrjedhë nuk e di se ata nuk më kanë caktu detya, por kemi komuniku për halle dhe probleme që kemi pas në atë periudhë”, ka deklaruar ai.

Ai tha se ka qenë adhurues i vijës së vogël ushtarake që kanë pasur dhe si shenjë respekti personal ka dashur që të jetë në koordinim të plotë me strukturat komanduese, por jo që ka qenë detyrim.

Ndërsa, hera e parë kur është takuar me Selimin, dëshmitari tha se ka qenë në mes datave 10 dhe 11 shtator 1998.

“Me zotëri Selimin jam taku paraprakisht me datën 10-11 shtator në fshatin Dobërdolan. Ai ka qenë bashkë me Hashim Thaçin dhe ata kanë vazhdu në Abri, prandaj e kam ditë që kanë qenë në Abri. Ndërsa, në Abri ka qenë kontakti i fundit me Selimin gjatë luftës. Pra, gjatë luftës jam takuar vetëm dy herë me Rexhep Selimin. As mas luftës deri dje”, tha Fondaj.

Fondaj foli edhe për Sokol Bashotën për të cilin tha se e ka njohur me nofkën “10-shi”

“Kur kom kontaktuar me atë kam kontaktuar si me 10-shin. Nuk e kam ditë se kush është 10-shi. Kur jemi taku e kam kuptuar se kemi të bëjmë me një person që emri i tij ishte Sokol Bashota”, tha ai.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?