
Dëshmitarja e mbrojtur e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të martën, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka thënë se burri i saj ishte keqtrajtuar nga Shala në një fabrikë metali në Kukës.
Dëshmitarja deklaroi se burrin e saj e kishin marrë me forcë 4 persona të armatosur derisa ishte në shoqëri me djalin dhe me pronarin e shtëpisë ku po qëndronin në Shqipëri, raporton Gazeta10
Sipas saj, ata kishin rezistuar, por personat e kishin marrë me forcë nën kërcënimin e armeve.
Tutje, ajo shtoi se djali, i cili ishte me babanë, kishte ardhur shpejt në shtëpi dhe ju kishte treguar ngjarjen dhe ata kishin dalë se bashku me fqinjët dhe kishin tentuar ta ndalnin makinën duke e gjuajtur me gurë, por që nuk ja kishin arritur. Pastaj, ajo tha se rastin e kishin raportuar në një stacion të policisë në Durrës.
Dëshmitarja shtoi se gjatë rrugës për në Kukës, burrin e saj, e kishin dërguar tek një vend qe quhej “Ramallak” në një bunkerë, e kishin torturuar me mjete të forta dy persona dhe se siç i kishte treguar burri, ata kishin biseduar mes vete se cili do ta vriste.
Tutje, ajo shtoi se gjatë atyre 13 ose 14 ditësh sa ishte mbajtur ne Kukës, një herë kishte thirrur në telefon dhe ju kishte thënë se është gjallë dhe mirë, por nuk e kishin lënë të ju tregonte vendin se ku ndodhet.
Sipas dëshmitares, viktima e kishte të thyer dorën e majtë si dhe kishte shumë lëndime nëpër trup, kokë dhe këmbë, nga torturat që ishin ushtruan ndaj tij.
Gjithashtu, ajo shtoi se burri i saj i kishte treguar se gjatë marrjes në pyetje ishte akuzuar pse ishte shoqëruar me serbë dhe se ishte torturuar nga Pjeter Shala, e që sipas dëshmitares, Shala i kishte thënë se ishte ai që e kishte sulmuar kafenenë dhe shtëpinë e tyre.
Pas kësaj torture që kanë bërë mbi burri e saj ajo tregoj për pasojat që ka përjetuar burri i saj .
“Ka fituar sëmundjen e sheqerit, trauma dhe trajtime të vazhdueshme mjekësore , kurse në aspektin emocional ka qenë shumë rëndë, pas disa viteve ka fituar edhe sëmundje të tjera, nga diabeti humbi të pamurit, pastaj kishte probleme dhe me prostatën, pastaj edhe veshkat, sepse është keqtrajtuar shumë keq në fabriken e metaleve në Kukës. E nga ato tortura ka fituar këto sëmundje”, tha dëshmitarja./Gazeta10/