Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmitarja e radhës ndaj gjykimit të Thaçi dhe të tjerëve është serbe

Gazeta10
17 August 2023 - 10:22

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ka fillluar sot të dëgjohet dëshmia e dëshmitarës së radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Dëshmitarja është nga nacionaliteti serb, Dragica Bozhaniq dhe u shfaqë para trupit gjykues në Hagë pa masa mbrojtëse.

Gjatë dëshmis së saj kjo dëshmitare pritet të flas për një aksion të UÇK-së të cilët thuhet se i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Kjo dëshmitare është nga të rrallët që ka pranuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse.

Ndryshe, dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje e ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.