Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Gazeta10
26 October 2026 - 17:13

Kryetarja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci shtroi disa pyetje për vrasjen e Arlinda Zekajt, gruas së cilës iu mor jeta, dhe e cila tri ditë para tragjedisë kishte parlajmëruar institucionet për këtë duke kërkuar mbrojtje.

Nagavci citoi fjalët e Arlinda Zekajt, ndërsa tha se fjalët e saj “na rëndojnë të gjithëve”.

“Ajo shkruante: Uroj që të mos vij dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, tha ajo.

“Sa e dhimbshme dhe tronditëse është që sot po diskutojmë pikërisht për atë që ajo kishte paralajmëruar”, tha Nagavci.

Ajo tha se “Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa të fuqishëm në forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e grave nga dhuna”, ndërsa përmendi Konventën e Stambollit, që është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.

Nagavci kritikoi Prokurorinë për mozbatimin e urdhrit gjyqësor.

Ajo tha se “secili institucion duhet të përmbushë detyrimet e veta”.

“Por përtej ligjeve, ekziston edhe një problem i thellë shoqëror dhe institucional. Dhuna në familje ende vazhdon të trajtohet në mjaft raste si çështje private, si konflikt në mes të bashkëshortërve ose si problem që duhet të zgjidhet brenda shtëpisë”, tha ajo.

Nagavci tha se “dhuna ndaj grave është çështje e sigurisë publike dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit”.

“Asnjë paralajmërim për dhunë nuk duhet të nënvlerësohet. Asnjë grua nuk duhet të detyrohet të dëshmojë vazhdimisht se jeta e saj është në rrezik, për t’u marrë seriozisht nga institucionet”.

Kjo, tha Nagavci, kërkon “ndryshim të qasjes institucionale”.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.