Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështon seanca konstituive, shtyhet për të mërkurën ora 10:00

Gazeta10
21 April 2025 - 15:54

Për të katërtën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuevndit.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë,  teksa tha se kjo parti ende e propozon Albulena Haxhiun për kryetare, mirëpo duke kërkuar marrëveshje.

“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën, dhe e caktoi seancën e radhës për të mërkurën në orën 10:00.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.