Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dest pritet të largohet nga Milan

Gazeta10
21 February 2023 - 16:58

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Sergino Dest, do të largohet nga Milani por jo edhe nga futbolli italian.

“Calciomercato” raporton të martën se 22-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në verë.

Dest u huazua te Milani nga Barcelona para fillimit të këtij edicioni, por ekipi italian nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 16 milionë euro.

E këtë shumë pritet ta ofrojë Juventusi për t’i siguruar shërbimet e tij me të përfunduar sezoni aktual.

Dest te Juventusi po shihet si zëvendësim ideal për Juan Cuadradon, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë.

Amerikani ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 14 paraqitje për Milanin në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.