Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga arrestimi i Fikrim Damkës: Kryetari i partisë turke ndalohet për 48 orë

Gazeta10
10 February 2025 - 9:31

Është raportuar sot ekskluzivisht se ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe nipi i tij, Fuat Damka, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si të dyshuar për kanosje dhe sulm. Motivi i rastit dyshohet se lidhet me procesin zgjedhor, për çka tashmë ka nisur hetimi i Policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Damka, i cili është kryetar i partisë turke KDTP dhe nipi Fuadi, u arrestuan pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë, te një parking në Prizren.

Sinjali tashmë ka mësuar se ndaj tyre, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në informacione e para, Damka dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.