
Drejtori i Emergjencës së Prishtinës, Naser Syla, ka dhënë detaje shtesë lidhur me pesë të lënduarit në aksidentin Arllat-Malishevë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se pesë të lënduarit kanë ardhur në Klinikën Emergjente dhe se dy janë në një gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë.
“Pesë janë ardh të lëndum, janë kry ekzaminimet e nevojshme. Dy janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë. Për momentin janë në Klinikën Emergjente”, ka thënë Syla.
Në këtë aksident një person ka vdekur. / Gazeta10.