Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje të reja për të dyshuarit e grabitjes në argjendarinë në Suharekë

Gazeta10
01 December 2023 - 18:30

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka folur për Gazeta10 lidhur me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë duke  thënë se është pranuar caktimi i masës së paraburgimit për katër të dyshuarit.

Sipas Lekajt tre të parët dyshohen për veprën penale ‘grabitje’ ndërsa i dyshuarit i katërt për veprën penale ‘mbajtja në pronësi ose kontroll të pa autorizuar të armëve’.

“Gjykata Themelore nga prokuroria ka pranuar caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuar. Tre të dyshuarit e parë dyshohen për veprën penale ‘grabitja’ kurse i katërti dyshohet për veprën penale ‘mbajtja në pronësi ose kontroll të pa autorizuar të armëve’.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit të parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.