Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detajet e fundit nga Tirana, raporton live gazetari Zeqir Hasani

Gazeta10
19 October 2026 - 11:03

Gazetari Zeqir Hasani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana, ka përshkruar situatën në kryeqytetin shqiptar, ku sipas tij gjendja është më e jashtëzakonshme sesa gjatë protestës në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e revoltës së protestuesve, në Tiranë ka objekte të dëmtuara, ndonëse protesta ende nuk ka filluar.

“Gjendja në Tiranë është më e jashtëzakonshme sesa që ishte në Prishtinë gjatë protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, pasi që në Tiranë ka objekte të shkatërruara nga protestuesit si pasojë e revoltës së tyre”, ka thënë Hasani.

Ai ka theksuar se efektivët e Policisë janë në gjendje gatishmërie, në rast se protesta nis më herët sesa është planifikuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.