
Një detaj interesant është vërejtur në konferencën e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe diplomatëve diplomatët perëndimor pas takimit që kishin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit i cili zgjati rreth dy orë, përveç Lajçak, në konferencë dolën edhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pës Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për polikë të jashhetme d siguri tance Klancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit tës,
E kur Lajçak është pyetur nëse ka mundësi që dialogu të rifillojë si më parë ose të presin hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri, reagoi Jens Plotner-këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Plotner i cili është pjesë e ekipit të ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i tregoi këtij të fundit se si të përgjigjet, duke i thënë që të thotë diçka që tanimë e ka thënë.
‘Thuaj diçka që tanimë e keni thënë’, i tha ai Lajçakut.