
Sot pas mesnatës, saktësisht në ora 01:50 u regjistrua një tjetër shpërthim.
Ky shpërthim ndodhi tek lagjja “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të “Mitropol”.
Të njejtin e konfirmojnë për “Mitropol” edhe banorët e kësaj lagjjeje, por edhe banorë nga jugu që thonë se detonimi u dëgjua edhe në anën tjetër të qytetit.
Para tij, kanë ndodhur edhe shtatë shpërthime të shok-bombave tjera vetëm gjatë ditës së djeshme./Gazeta10