Gazeta10

Dhjetë persona të maskuar arrestohen dhe gjobiten nga Policia

Policia e Kosovës ka shoqëruar dhjetë persona për në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Këta persona sonte kanë parakaluar nëpër sheshet e Prishtinës të maskuar, me ç’rast kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët që ishin duke kaluar nëpër qytet.

Nga policia kanë bërë të ditur se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë policia ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, kanë thënë nga policia.

Sipas policisë pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhjetë të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Rtk

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë