Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Dhjetëra të vdekur pasi stuhitë goditën brigjet braziliane

Gazeta10
20 February 2023 - 8:56

Autoritetet në shtetin brazilian të Sao Paulos thonë se të paktën 36 persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut.

Në videon më poshtë shihet se një lagje e tërë është nën ujë, autostradat e përmbytura dhe mbeturina të mbetura, raporton BBC, transmeton Gazeta10,

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nuk po arrijnë të shkojnë në disa vende; është një situatë kaotike,” tha Felipe Augusto, kryebashkiaku i qytetit të Sao Sebastião.

“Ne nuk e kemi vlerësuar ende shkallën e dëmit. Ne po përpiqemi të shpëtojmë viktimat”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.