
Shoqata e Krimeve të Luftës “Gjakova 89-99”, organizon protestë lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet në mbrojtje të Minier Nurës, nësë së dëshmorit, Taulant Nura.
Në këtë njoftim bëhen të ditura edhe të dhënat e tjera që lidhen me protestën.
“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat në Shtepitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.
Dje është publikuar një video ku një infermeiere ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, dhe një tjetër e ka inqizuar. Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe më pas të përfshirat në këtë rast janë arrestuar dhe janë në paraburgim.
Për këtë rast ka pasur një reagim shumë të ashpër nga shoqëria civile dhe sfera politike në vend. / Gazeta10.