
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke komentuar dhunën e djeshmë ne veriun e Kosovës ka thënë se dialogu është rruga përpara, raporton Gazeta10.
Guerot ka thënë se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar Guerot në llogarinë e tij në Twitter.

Dje pasdite dhe në mbrëmje në veriun e Kosovës, në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut ka pasur shpërthime sistematike.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është duke u pregatitur për zgjedhjet në veri pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Para pak orësh, ambsadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar se nuk ka kushte aktualisht për zgjedhje në veri. / Gazeta10