Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar në Polici se ajo është dhunuar nga disa persona të panjohur, ku si pasojë ka ngelur edhe shtatzënë, shkruan Gazeta10.
Sipas njoftimit të PK-së, viktima kosovare është dërguar në QKUK në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore./Gazeta10