
Një burrë është arrestuar, pasi qe dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër në qytetin e Klinës.
Sipas raportit policor me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi dhe e sigurt ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’Klinë 10.07.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje’’ , thuhet në raportin policor.