Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dialgou Kosovë-Serbi, Baerbock: Situata e pazgjidhur arsyeja e tensioneve konstante

Gazeta10
21 October 2022 - 15:34

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është arsyeja e tensioneve konstante, raporton Gazeta10.

Baerbock ka thënë se kjo nuk mund të lejohet sepse e stagnon rajonin dhe shtetet përkatëse.

Më tej, kryediplomatja e jashtme ka thënë se Qeveria e Gjermanisë e mbështet plotësisht përpjekjen e Lajçak për gjetjen e një marrëveshjeje.

“Situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është arsye konstante e tensioneve për targat e veturave dhe distribucionit të energjisë. Ne nuk mund ta përballojmë më këtë. Kjo po i bën të dy vendet dhe gjithë rajonin të stagnojnë. Ne të gjithë e dimë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse që sjell normalizim të plotë një ditë duhet të arrihet. Pra, se të shtyhet tutje kjo. Qeveria gjermane mbështet plotësisht përpjekjet e ndërmjetësit të BE-së Lajçak në këtë drejtim. Presim më shumë gatishmëri për të bërë kompromise nga të dyja palët”, ka thënë ajo në deklaratën e saj në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.