Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti kërkon kohezion të brendshëm politik dhe transparencë

Gazeta10
09 Shtator 2022 - 10:48

Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar kohezion të brendshëm politk dhe trasparencë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se LDK është falenderuese ndaj partnerëve për këtë interesim të shtuar rreth dialogut.

Tutje Hoti ka thënë se takimet ndaras me subjektet politike nuk e zëvendësojnë raportimin e kryeministri të Kosovës në Kuvend.

Këtu keni postimin e plotë:

“LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale.

Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend.

Kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut.

Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”, ka thënë Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Sot në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi po qëndrojnë Miroslav Lajcak,si dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, të Scholz-it dhe Macronitit, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.