Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi temë diskutimi edhe mes Bujar Osmanit dhe Lajçakut

Gazeta10
23 January 2024 - 22:16

Në foto Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se është takuar me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell Reporteri.net.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se me Lajçakun kanë folur për dialogun Kosovë- Serbi.

Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

“Me Miroslav Lajçak në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.