
Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.
Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”, raporton Gazeta10.
Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.
Ekipi i Kanal10 po qëndron në Veriun e Kosovës dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet atje.
E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes. /Gazeta10
