Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjen tri lokale afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë

Gazeta10
08 June 2023 - 23:29

Tri lokale afariste janë djegur sot, në orët e vona, në rrugën “Ilas Agushi”, afër tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Në vend ngjarje tanimë kanë dalë pjesëtarë të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët janë duke ndihmuar në fikjen e zjarrit në këto lokale, raporton RTK.

Qytetarët e pranishëm në vendin e ngjarjes pohojnë se nuk ka persona të lënduar. Sipas tyre, zjarri i cili ka kapluar tri a katër lokale ka ardhë si pasojë e telave të rrymës.

Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo shtëpi banimi të djegur. Lajmin për djegien e këtyre lokaleve e ka pohuar edhe Policia e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.