Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Digjet një veturë me targa serbe në veri të Mitrovicës (FOTO)

Gazeta10
10 September 2023 - 12:35

Sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve është djegur një veturë, në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës

Lajmi për Gazeta10 është konfirmuar nga drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se vetura që është djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG). Elshani theksoi se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Elshani bëri me dije se janë duke u zhvilluar hetimet nga Policia e Kosovës për këtë rast.

Pamje të kësaj veture të djegur janë siguruar nga “Jepi Zë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.