Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Digjet një veturë në Leposaviq, raportohet se i takon nënkryetares së komunës

Gazeta10
14 November 2023 - 9:41

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Mediumi “Kossev”, raporton se vetura është e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, tha për Gazeta10 se një pjesë e veturës është përfshirë nga flakët.

Sipas tij kjo nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.