
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës – ShSKUK, ka njoftuar sot se derisa po mbahej mbledhja e bordit drejtues të ShSKUK-së, dhe ishte duke raportuar Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
ShSKUK nëpërmejt një komunikate menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Bordi drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në komunikatë.