Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet vetura e një polici në Pejë, Policia jep detaje

Gazeta10
20 January 2026 - 23:08

Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë.

Rastin për Reporteri.net ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.

 

 

 

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit si dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.