
Një përplasje e ashpër mes publicistit Halil Matoshi dhe komentatorit politik, Krenar Shala ka ndodhur në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në lidhje me nacionalizmin serb.
Publicisti, Halil Matoshi ka thënë se etnonacionalizmi serb ka pësuar kapitullim me terma ushtarak.
“Frika është këshilltar i keq, nuk nuk mundem me ba ata, frika është jo racionale, askush nuk te ka faj që tutesh”, tha Matoshi.
“Dili trenit përpara”, i ka thënë Shala, Matoshit.
Matoshi ka pyetur Shalën se përse para disa muajve i kallshin ato vetura e tash po i regjistrojnë?
Sipas tij ka nisur faza e parë e implementimit të Asociacionit.
Shala ka thënë se bandat kriminale i ka shpartallu dhe kjo është arsyeja që serbet kanë filluar me i regjistru veturat me RKS. /Gazeta10/