Kosovarja nga Amerika Filloreta Balaj Elezi në emisonin “Dita e re” ka treguar detaje nga jeta e saj personale ku nga një person që nuk kishte asgjë i arriti majat e suksesit me bizneset e saj.
Ajo ka thënë se dikur punën që e ka bërë në mobileri i’a kishte marrë shpirtin pasi ka punuar pa pushim nga e hëna e deri në të dielen, raporton Gazeta10.
Shtëpia e parë ka qenë në Cikago në vitin 2008, pastaj në cdo vit i kam blerë 1-2 shtëpia te cilat I kam lëshuar me qera, ndërsa më vonë e kam hapur një biznes me mobilje nga i cili kam pasur shumë sukses, dhe kam qenë shitsja e parë nga të gjitha kompanitë e tjera, edhe pse ky biznes ma ka marrë shumë kohën por në një mënyrë edhe shpirtin”, tha ajo në Kanal10.
Balaj Elezi ka shtuar se për të marrë lejën për blerje të shtëpive të vjetra dhe renovim të tyre është rrëzuar 16 herë nga testi por që ajo asnjëherë nuk është dorëzuar./Gazeta10