
Taksa komunale për vetura e cila ende mbetet e paqartë se a do të jetë prej 10 euro apo 2 euro, ka ngjallur reagime të shumta si nga opinioni publik, ashtu edhe nga shoqëria civile.
E lidhur me ketë temë, për emisionin GAZETA në Kanal 10 ka folur, Bekim Salihu nga Instituti GAP i cili ka theksuar se Komuna e Prishtinës nuk ka folur me një zë, ngase dikush tha 1 euro, dikush 2 euro, e dikush madje edhe 10 euro.
“Pra sot e kishim Përparim Ramën që tha 10 euro, pra ai e pranoi se vendimi i tij apo kjo rregullore synon t’i taksojë qytetarët që s’janë nga Prishtina, derisa zyrtarët e tij kanë thënë krejt diçka tjetër”, tha Salihi mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10