Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik është nën kontroll, nuk ka vend për shqetësim

Gazeta10
11 June 2026 - 10:34

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me nivelin e borxhit publik, duke theksuar se çështja kryesore është qëllimi i huamarrjes dhe efektet që ato fonde krijojnë në ekonomi.

Ministrja theksoi se çdo huamarrje duhet të shqyrtohet përmes prizmit të investimeve të financuara me ato fonde, duke e krahasuar procesin me marrjen e një kredie nga një bankë, ku gjëja më e rëndësishme është nëse investimi është i justifikuar dhe sjell rezultate.

“Nëse e shikojmë periudhën e kaluar, përqindja e BPV-së tregon qartë se rritja që kemi planifikuar po arrihet, e gjitha kjo është rezultat i atyre huamarrjeve të reja”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska në “Top Tema”.

Ministrja vlerësoi se në periudhën e kaluar, si rritja ekonomike ashtu edhe lëvizja e borxhit publik janë menaxhuar me sukses, i cili, sipas saj, mbetet nën kontroll dhe është nën nivelin prej 60 përqind të BPV-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.