
Diplomatët e lartë dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur sot në Tiranë për konferencën e parë të shefave rajonalë të misioneve.
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë lufta Ukrainë-Rusi si dhe çështje të tjera globale, përfshirë edhe luftimin e korrupsionit, shkruan Gazeta10.
“Diplomatët e lartë amerikanë dhe ambasadorët nga rajoni u mblodhën në Tiranë për konferencën e parë të shefave rajonalë të misioneve. Zyrtarët diskutuan prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit.”, thuhet në njoftim./Gazeta10