Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Diplomojnë 46 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Gazeta10
27 January 2023 - 18:27

Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të 46 kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo ceremoni u mbajt në qytetin e Vushtrrisë.

Prezente ishte edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe ndau diplomat për 46 kadetët e rinj.

Ministrja Haxhiu, në fjalën e saj, duke iu drejtuar kadetëve të rinj, kërkoi nga ata të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë në mënyrë që të krijojmë në institucionet korrektuese një ambient edhe më të mirë të trajtimit me profesionalizëm të punës dhe detyrave që do të bartin.


Duke inkurajuar drejt avancimit të shërbimit korrektues, ministrja Haxhiu tha se gjeneratat e reja duhet të shërbejnë si avancim i praktikave të detyrës së kryer me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.