Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Disa biznese të Lipjanit me orar të ri, të dielave orari 9:00-14:00

Gazeta10
20 June 2023 - 19:26

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Eron Hyseni ka disa vjet që punon në njërin prej maketeve ushqimore në Lipjan.

Punën e do shumë, por thotë se vështirë po e ka të vije të dielën.

Sipas tij, kjo ditë do të duhej të ishte pushim për të gjitha bizneset, ose të paktën të punonte vetëm gjysmë orari.

Për këtë, komuna e Lipjanit, ka gjetur një zgjidhje.

Kuvendi komunal ka miratuar një rregullore me të cilën bizneset brenda qytetit, ditën e diel të punojnë nga ora 9 deri në orën 14:00, derisa në pjesën tjetër të ditës do të jenë të mbyllura.

Megjithatë, kjo rregullore do të hyjë në fuqi nga shtatori i këtij viti, për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve gjatë verës.

Disa pronarë të bizneseve e kanë mirëpritur iniciativën për shkurtimin e orarit të punës të dilave.

Sipas tyre, kjo do ishte mundësi e mirë që rinia të mos ikë nga Kosova.

Por, disa të tjerë nuk e kanë pranuar këtë rregullore.

Ndërkaq, disa konsumatorë kanë thënë se të punuarit me gjysmë orari të dielave, do t’u shkaktonte shumë probleme.

Rregullore të ngjashme kanë miratuar edhe komuna e Ferizajt, Podujevës e ajo e Vushtrrisë, ku të dielave është punuar me gjysmë orari ose shumica e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por që një gjë e tillë nuk ka gjetur zbatueshmëri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.