Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa organizata studentore kërkojnë zgjedhje të përgjithshme në UP

Gazeta10
24 October 2022 - 11:30

Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), po kërkojnë zgjedhje të përgjithshme të Universitetit të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Në emër të organizatave, Arbër Gecaj para objektit të rektoratit ka theksuar se UP po degradohet dhe fajtor është senati.

“Sot, kur kemi në njërën anë përbërje të Senatit që zgjedh anëtar skandaloz e politik të Këshillit Drejtues e në anën tjetër emërimin e kushërirës së Presidentes si u.d. e rektorit (e cila nuk ka as edhe një citim), zgjidhja e vetme është ajo e vitit 2015- zgjedhjet e përgjithshme në universitet”, tha ai.

Ai ka thënë se universiteti ka nevojë për formatim të përgjithshëm pasi sipas tij, virusi i tij janë plagjiatorët, jomeritorët, analfabetët e studentët e kontrolluar nga politika.

“Tashmë është momenti i fundit që universitetit t’i rikthehet funksionimi normal e ta ndalim shkatërrimin total të tij”, ka thënë Gecaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.