Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa pjesë të lagjes “Bregu i diellit” sonte pa ujë, dëmtohet gypi

Gazeta10
19 October 2026 - 21:44

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se për shkak të dëmtimit të gypit të ujësjellësit me diametër DN 150 mm në lagjen “Bregu i Diellit”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këto rrugë: “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa”, “Fadil Ferati dhe Qendra tregtare.

“Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë ndërprerje të përkohshme dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në nioftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.