Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Diskutohet për projekligjin për Liritë Fetare (VIDEO)

Gazeta10
09 December 2022 - 19:43

Raporti: Arbenita Ilazi

Kanë nisur diskutimet për Projektligjin për Liritë Fetare në Kosovë. Krerë të institucioneve të vendit kanë thënë se me këtë dokument, bashkësive fetare do të mund të regjistrohen, duke iu njohur edhe zotësia juridike. Ndërkaq, ambasadori amerikan ka kërkuar që për regjistrimin e bashkësive fetare të mos jetë kriter numri i anëtarëve.

Përfaqësues të bashkësive fetare, krerë të institucioneve e ambasadorë, janë bërë bashkë në një tryezë.

Ky takim i tyre është thirrur për të diskutuar për Projektligjin për Liritë Fetare në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj mundëson regjistrimin zyrtar edhe të bashkësive fetare që janë të vogla dhe të reja në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca, ka thënë se përmes ndryshimeve do të krijohet zotësia juridike e bashkësive fetare.

Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që Projektligji për Liritë Fetare t’ua mundësojë të gjitha bashkësive fetare të regjistrohen pavarësisht numrit të anëtarëve.

Ai ka thënë se me këto ndryshime do të mund të zgjidhen shumë nga problemet përfshirë edhe aspektin e statusit ligjor për grupet fetare.

“Kemi theksuar mungesën e statusit ligjor për grupet fetare si e metë e rëndësishme që i bënë pakicat fetare të cenueshme nga diskriminimi dhe për më shumë se 1 dekadë kemi nxitur Qeverinë që të miratoj ndryshimet në liritë fetare për të trajtuar pikërisht këto probleme. Ndryshimet e propozuara para pothuajse 10 viteve kanë kërkuar 50 anëtarë si minimum për të regjistruar e jo 100 siç në projektligjin e tanishëm. SHBA rekomandon heqjen e ndonjë apo çdo reference për numrin më të vogël dhe do ta vë në pah se ka edhe shtete të tjera të cilat janë në vijë me politikën e SHBA për asnjë kërkesë për regjistrim”

Në këtë takim ka qenë e ftuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por ajo nuk ka marr pjesë. / Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.