
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte nga Zveçani me gazetaren Egzona Shala është raportuar se situata në këtë mëngjes është e qetë.
Për dallim nga ditët e tjera mëngjesi në ditën e 15 të protestave në veri, vrehet një numër më i madh i protestuesëve.
Vlen të theksohet se janë shtuar edhe pesë tenda ku po qëndrojnë protestuesit.
Ndërsa numri i policëve në veri të Kosovës është shtuar dukshëm.
KFOR-i është gjithashtu prezent çdo herë duke e monitoruar situatën në veri të Kosovës./Gazeta10
